Fenomeni i “shtëpive të barit”, rriten rastet e kultivimit të kanabisit në mjedise të mbyllura
Kultivimi i kanabisit me llamba në mjedise të mbyllura duket se po kthehet në një fenomen. Në harkun kohor të 1 muaji, policia ka zbuluar 4 raste, ndërsa shqetësimi është ngritur edhe nga shërbimi informativ i shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije për Euronews Albania se metoda është e njëjtë me ato që njihen si “shtëpitë e barit” në Britaninë e Madhe dhe Spanjë.
Mundësitë e kufizuara për të kultivuar kanabisin në tokë të hapur për shkak të monitorimit ajror nga Guarda Di Dinanza italiane, po shtyjnë trafikantët të ndjekin një tjetër strategji. Godina të braktisura, banesa në pamje të parë normale apo papafingo të godinave të ndryshme po kthehen në laboratorë të kultivimit të kanabisit me llamba.
Vetëm në harkun kohor të një muaji policia ka zbuluar katër raste, dy në Lushnje, një në Lezhë dhe një tjetër në Durrës. Në të gjitha rastet mjediset e përshtatura për kultivim ishin pajisur me pajisje speciale nga llambat, aspiratorët e fuqishëm dhe sistemin e ujitjes së bimëve narkotike, ndërsa disa persona janë arrestuar mes tyre edhe punonjës së operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike pasi nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrolluar linjën dhe matësin e energjisë elektrike.
Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se ato që njihen si “shtëpitë e barit ” janë thuajse identike me laboratorët në Britaninë e madhe dhe Spanjën ku grupet shqiptare janë kthyer në problem për autoritetet. Madje shqetësimin për këtë fenomen e ka ngritur edhe shërbimi inteligjent shqiptar pak kohë më parë.
Po ashtu burimet thonë se trafikantët janë joshur të investojnë në këtë strategji për shkak edhe të rritjes së çmimit të kanabisit. Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka urdhëruar që muajin shkurt të evidentohen zonat dhe risk dhe të kontrollohen ish godina të braktisura të ushtrisë, tunele apo bunkerë.
Euronews Albania mëson se këtë të premte kryepolici Ardi Veliu do të zhvillojë një takim për planin anti-kanabis në rajonin e jugut që përfshin drejtoritë vendore të policive Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi