Vance: Trump nuk dëshiron një grindje afatgjatë me Musk

12 Qershor 2025 | 08:33

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i frustruar nga sjellja e miliarderit Elon Musk, por nuk dëshiron një grindje afatgjatë me të, i cili ishte një donator i madh gjatë fushatës zgjedhore, tha zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance.

Vance u tha gazetarëve se kishte folur si me Musk ashtu edhe me Trump për t’u siguruar që Musk mbështeste presidentin, raportoi Reuters.

Ai theksoi gjithashtu se ekipi i Trump është mirënjohës për atë që Musk ka bërë në procesin e rritjes së efikasitetit të qeverisë. Musk tha të mërkurën se i vjen keq për disa nga postimet e tij në mediat sociale në lidhje me Trump, duke thënë se ai shkoi “tepër larg ” .

Trump e përshkroi gjestin e Musk si “shumë të mirë”. Musk dha dorëheqjen si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) pasi mbajti këtë pozicion për pak më shumë se katër muaj.

Musk vendosi të largohej nga DOGE një ditë pasi tha se ishte “i zhgënjyer” me projektligjin e buxhetit të miratuar nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në maj dhe të mbështetur nga Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë

Numri i personave të vrarë në tërmetet shkatërruese në Venezuelë është rritur në 2,954, njoftoi sot Presidenti i Asamblesë së atij vendi, Jorge Rodriguez. Siç...
09:13 | 05/07/2026

Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim

Ministri amerikan i Financave, Scott Bessant, njoftoi se, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u vunë në...
09:10 | 05/07/2026

Tragjedi në Kongo, më shumë se 20 studentë humbin jetën nga përmbysja e anijes

Të paktën 20 persona humbën jetën kur një varkë prej druri që transportonte studentë që po jepnin provimin shtetëror u përmbys në Kongon qendrore, njoftuan...
09:07 | 05/07/2026