NATO zgjeron aftësitë satelitore për të monitoruar situatën në Ukrainë
NATO po forcon kapacitetet e saj të mbikëqyrjes satelitore për të skanuar zona të mëdha në kohë reale, me qëllim të monitorimit të lëvizjeve ushtarake në Ukrainë dhe përgjatë kufijve lindorë të Rusisë me vendet anëtare të Aleancës.
Lajmin e bëri të ditur Admirali Pierre Vandier, Komandanti i Koncepteve dhe Transformimit të NATO-s, duke deklaruar se teknologjia e re do të mundësojë për herë të parë një mbikëqyrje të zgjeruar dhe të vazhdueshme të “territoreve të gjera”, përfshirë manovrat ushtarake, lëvizjet e trupave dhe operacionet në fushën e betejës.
Aftësia për të monitoruar pajtueshmërinë me një armëpushim të mundshëm në Ukrainë ka qenë në qendër të shqetësimeve evropiane,. Një koalicion i vendeve të gatshme, i udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, po përpiqet të sigurojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të garantuar kontroll të rreptë të situatës në terren.
“Sot, nuk jemi të sigurt nëse rusët do të ndalen në Ukrainë. Do të jemi në gjendje t’u themi atyre: po vëzhgojmë,” deklaroi Vandier, duke theksuar rëndësinë e garantimit të sigurisë për vendet e krahut lindor të NATO-s.
Në kuadër të kësaj përpjekjeje, NATO njoftoi se ka përzgjedhur kompaninë amerikane Planet Labs si ofruesin kryesor të imazheve satelitore për një program të ri të quajtur Smart Indication And Warning Broad Area Detection (SINBAD). Kjo nismë synon skanimin e shpeshtë të zonave të caktuara në glob gjatë gjithë vitit, me ndihmën e inteligjencës artificiale për të identifikuar ndryshime të menjëhershme dhe për të lëshuar paralajmërime të hershme.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni