Rikthehet “La Scala” pas shtatë muajsh mbyllur, Teatri i Operas priti 500 artdashës
Teatri i Operas “La Scala” në Itali, pas 7 muajve mbyllur, u rikthye këtë të hënë për artdashësit. Në skenë, instrumentistët dhe koristët interpretuan me maska dhe u lejuan vetëm 500 spektatorë.
Edhe pse në një kohë të jashtëzakonshme, Tetari i Operas La Scala në Itali, riktheu muzikën dhe duartrokitjen në skenë.
Të gjithë të maskuar, kështu u realizua kjo natë e rëndësishme e cila përkoi me 75 vjetorin e rihapjes së Teatrit të Operës La Scala pas bombardimeve nga Lufta e dytë Botërore.
Por jo të gjithë kishin fatin të shijonin këtë rikthim të shumëpritur, për shkak të masave të pandemisë nga vetëm 500 artdashës ndoqën interpretimin e Sopranos norvegjeze Lise Davidsen.
Maestro Riccardo Chailly drejtoi orkestrën dhe korin të cilët interpretuan ariet e njohura të kompozitorëve të njohur Guiseppe Verdi, Richard Wagner etj.
Deri më tani shfaqjet e planifikuara nga Teatri i Operës La Scala, do të ekzekutohen më herët se zakonisht për të bërë të mundur kthimin e pjesëmarrësve në shtëpi para orës 22:00.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania