Vendimi i KAS: Do rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin
Edhe bashkitë e Peqinit dhe Gramshit në qarkun Elbasan do të shkojnë në rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit.
Vendimi u mor këtë të premte nga KAS, me kërkesën e dy anëtarëve, Elvis Çefa dhe Ledio Braho.
Kështu, 96 kutitë e këtyre 2 bashkive, iu bashkohen kutive të Tiranë dhe Fierit dhe një pjesw të kutive të Durrësit që do të nisin të rinumërohen duke nisur që prej të hënës së javës së ardhshme.
Ndërkohë, kjo mbledhje e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ është shoqëruar me debate dhe tensione të forta, mes anëtarit, Ilir Rusmaili dhe përfaqësuesit të PD, Marash Logu.
Shkak i përplasjes ishte vota e diasporës dhe pretendimet që opozita ngriti në lidhje me parregullsitë e këtij procesi në disa vende, ku më i madh shqetësimi është për votimin ne Greqi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta