Fjalori i ri i gjuhës shqipe, Shezai Rrokaj: Fjalë që përdorim çdo ditë nuk janë në fjalor

11 Maj 2021 | 20:00

Akademia e Shkencave firmosi dje marrëveshjen për të nisur zyrtarisht punën për hartimin e fjalorit të madh të gjuhës shqipe. Por puna për akademikët ka nisur dhe deri më tani, ata kanë përfunduar korpusin e njësive frazeologjike.

Shezai Rrokaj, një prej anëtarëve të redaksisë së hartimit të fjalorit të madh të gjuhës shqipe, thotë se një hap i tillë ishte i domosdoshëm pasi ka shumë fjalë që përdoren çdo ditë dhe nuk janë të përfshira në fjalor.

“Sot shoqëria është shumë e hapur prodhon një terminologjitë jashtëzakonshme në shumicën e rasteve edhe të importuara. Kërkohet një qasje e re që t’i përshtatet periudhës që po jetojmë. Kemi fjalë që i përdorim çdo ditë dhe nuk gjenden në fjalor”, tha z. Rrokaj.

Profesori shprehet se nga vitit 1954 janë publikua fjalor, mes të cilëve më i rëndësishmi ai i vitit 80’.  Nisma e fundit tha ai duhet të përfshijë dhe profesionistë nga  fusha të tjera përveç gjuhëtarëve.

“Një fjalor është një oqean dhe prurje ka nga fusha më të ndryshe. Kërkohen gjuhëtar por edhe profesionist të fushave përkatëse. Nuk është një fjalor thesar por një fjalor normativ që i përgjigjet një standardi të ri të kohës që jetojmë por me një shtirë më të gjerë”, përfundoi z. Rrokaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026