Kina dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit: Shkelje e sovranitetit dhe integritetit
Kina dënon “shkeljet e sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Iranit” nga Izraeli, tha i dërguari i OKB-së, Fu Cong, në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së disa orë më parë.
Pekini është “seriozisht i shqetësuar” për ndikimin negativ të situatës aktuale në negociatat bërthamore të Iranit, shtoi ai, duke i kërkuar Izraelit të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.
Fu tha gjithashtu se e drejta e Iranit për “përdorim paqësor të energjisë bërthamore si nënshkruese e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore duhet të respektohet plotësisht”.
Kina është një partnere kyçe e Teheranit, veçanërisht në energji dhe infrastrukturë. Në mars, Kina priti zëvendësministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë në Pekin, ku ata diskutuan çështjen bërthamore të Iranit dhe kërkuan që të hiqen sanksionet ndaj Iranit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet