Raporti sekret: Netanyahu kërkoi leje për vrasjen e liderit iranian, Trump e refuzoi

16 Qershor 2025 | 10:42

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar një propozim të Izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kanë bërë të ditur tre zyrtarë amerikanë për rrjetin CBS News.

Sipas një prej zyrtarëve, Trump i ka bërë të qartë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se vrasja e Khameneit “nuk ishte një ide e mirë”. Presidenti amerikan nuk ka komentuar publikisht mbi raportimet, ndërsa biseda mes dy liderëve raportohet të ketë ndodhur pak pas nisjes së sulmeve ajrore izraelite ndaj Iranit të premten.

Gjatë një interviste për Fox News, kryeministri Netanyahu nuk pranoi të konfirmonte ose mohonte drejtpërdrejt raportimet për veton e Trump mbi një plan për eliminimin e liderit iranian.

“Ka kaq shumë raportime të rreme për biseda që nuk kanë ndodhur kurrë dhe unë nuk do të hyj në këtë temë,” tha Netanyahu. “Por mund t’ju them se bëjmë atë që duhet të bëjmë. Shtetet e Bashkuara e dinë çfarë është më e mira për to, dhe unë nuk do të hyj më tej.”

Një zyrtar izraelit, duke folur për CBS Neës, deklaroi se “në parim”, Izraeli nuk synon vrasjen e liderëve politikë. “Ne jemi të përqendruar në objektivat bërthamore dhe ushtarake. Nuk mendoj se kushdo që merr vendime për këto programe duhet të jetojë i lirë dhe i qetë,” shtoi ai.

Izraeli ndërmori të premten një valë të parë sulmesh ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane dhe objektivave të tjerë strategjikë, duke shënuar një përshkallëzim të paprecedentë të konfliktit mes dy vendeve. Përplasjet kanë vazhduar për të tretën ditë me intensitet të lartë.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se “Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje”, duke shtuar se ai mund t’i bindë të dyja palët të ndërpresin luftimet,

“Mund ta ndalojë luftën ashtu siç bëra me Indinë dhe Pakistanin”, tha Trump.

Gjatë deklaratave për gazetarët përpara nisjes për në samitin e G7 në Kanada, Trump theksoi se SHBA do të vijojë të mbështesë Izraelin, por nuk pranoi të komentojë nëse i ka kërkuar këtij të fundit ndalimin e operacioneve ushtarake ndaj Iranit.

burimeve diplomatike për Reuters, Irani ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm të negociojë një armëpushim ndërkohë që ndodhet nën sulm.

Presidenti Trump ka deklaruar se SHBA-të nuk kanë qenë pjesë e operacionit ushtarak izraelit. “Nëse sulmohemi në çfarëdo mënyre nga Irani, forca e plotë e ushtrisë amerikane do të bjerë mbi ta në nivele të papara më parë,” paralajmëroi ai të shtunën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026