Mbahet seanca ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës.
Gjykimi për këtë rast zhvillohet në mungesë dhe të akuzuarit përfaqësohen nga avokatët e tyre gjatë seancave gjyqësore.
Avokatët e të akuzuarve kanë 30 ditë kohë që të ankohen ndaj pretendimeve të prokurorisë.
Masakra e Mejës ka ndodhur në prill të vitit 1999, kur 370 shqiptarë të Kosovës u vranë. Trupat e tyre më pas u gjetën në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë.
Gjatë seancës fillestare, gjyqtarja Violeta Namani-Hajra, konstatoi se asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte i pranishëm në gjykatore dhe se gjykata nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.
“Mbahet gjykimi në mungesë ndaj Momir Stojanoviç dhe të tjerëve”, tha gjyqtarja, teksa argumentoi vendimin e gjykatës se kushtet juridike të plotësuara që ky gjykim të mbahet në mungesë.
Ndërkaq, prokurori i rastit, Ilir Morina, tha se ndaj të akuzuarve është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar, duke shtuar se janë plotësuar kushtet që gjykimi në mungesë të zhvillohet.
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit