Sa e cenueshme është ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran

16 Qershor 2025 | 14:49

Ekonomia shqiptare është e cenueshme sa herë që një krizë ushtarake apo ekonomike shpërthen në një pikë të globit.

Fronti i ri i luftës së hapur mes Izraelit dhe Iranit, mund të krijojë probleme, edhe pse efekti i tyre mund të jetë i zbehtë në raport me krizën e cmimeve që solli shpërthimi i lufës Rusi-Ukrainë.

Por, nëse shohim bilancet tregtare, shkëmbimet me Izraelin i kushtojnë cdo vit vendit tonë 50-60 mln euro, ndërsa ato me Iranin rreth10 herë më pak. Në këto vende, ne marrim kryesisht, lëndë djegesë, plastikë, apartura, qelq dhe fruta të thata. Dhe bazuar në volumin që zë, kjo tregti konsiderohet modeste me Izraelin dhe e papërfillshme me Iranin.

Madje edhe për tregun e naftës, për të cilën Irani zë rreth 5% të prodhimit dhe furnizimit global, Shqipëria është jashtë kontratave, pasi pjesa më e madhe e gjithë furnizimeve vjetore  me lëndë djegëse, që arrijnë deri në 615 mijë tonë vijnë nga India, Italia dhe Arabia Saudite.

Pra, megjithë bllokimin e mundshëm të zinxhrit tregtar, ndikimi pritet të jetë në nivele minimale në disa fraksione të tregut, pasi partnerët tanë kryesorë janë shtetet e Europës, SHBA dhe Kina, të cilat kanë ristrukturuar tregtinë pas vitit 2022.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026

Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)

Policia e Shtetit ka intensifikuar ndërhyrjet në terren, duke kryer një tjetër shoqërim pranë godinës së Parlamentit. Pak kohë pas shoqërimit të protestuesit të parë,...
11:58 | 23/07/2026

Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka komentuar lidhur me masat e marra për protestën që po zhvillohet para Parlamentit. Ajo...
11:53 | 23/07/2026