Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Përparësia jonë, stabiliteti dhe paqja në rajon
Nën kryesimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në Tiranë po zhvillohet Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Gjatë fjalës së tij në takimin e hapjes, Presidenti Begaj theksoi se qëllimet e Shqipërisë mbeten konstante për lidhje të forta me BE-në dhe angazhim të qartë ndaj vlerave demokratike të Aleancës Euroatlantike.
Begaj konfirmoi dhe një herë se Shqipëria i qëndron angazhimit për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal, promovimit të paqes si dhe stabilitetit dhe prosperitetit.
Begaj tha se bashkëpunimi i vendeve të Evropës Juglindore ka sjellë rezultate dhe ndikime pozitive në jetën e qytetarëve, ndërsa vlerësoi si arritje të deritanishme dyfishimin e shkëmbimeve tregtare, heqjen e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor, uljen e çmimeve të roaming në Bashkimin Evropian, hapjen e korridoreve të gjelbër dhe blu që zvogëlojnë vonesat në kufi, marrëveshjet që lehtësojnë lëvizjen e të punësuarve në rajon, si dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
“Natyrisht, rezultate të tilla na shtyjnë të punojmë më shumë. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të kësaj platforme dhe çështjeve të rëndësishme të stabilitetit rajonal, zhvillimit ekonomik dhe reformave drejt integrimit evropian. Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë drejt integrimit evropian, teksa vijojmë t’u qëndrojmë besnike vlerave demokratike të Aleancës Euroatlantike,” tha Begaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta