Pas akullores me djalin vrau ish-gruan, gazetarja: Si u masakrua shqiptarja në Itali
Gjatë një lidhje live në emisionin “People” në Euronews Albania, gazetarja Alba Kepi foli nga Italia lidhur me rastin tragjik në Tolentino, ku një grua shqiptare 45-vjeçare, e identifikuar si Gentjana Hudhra, nënë e dy fëmijëve të rritur, u sulmua dhe u vra në rrugë me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, i cili u arrestua.
Gazetarja Kepi solli detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë, duke theksuar se përsëri gratë shqiptare mbeten viktima të feminicidit në Itali.
Ajo tregoi aktin ekstrem të ish-bashkëshortit dhe mënyrën se si ai e qëlloi me thikë ish-gruan e tij në mes të qytetit, duke sqaruar se ngjarja ndodhi pak pasi ai kishte konsumuar një akullore me një nga dy djemtë e tij.
Kepi foli edhe për dëshminë e autorit, i cili sipas saj shprehet se kishte fobi se ish-gruaja e tij do ta helmonte atë dhe dy djemtë. Gjithashtu, u përmend edhe dëshmia e djalit të vogël të çiftit, 21-vjeçarit Mario, i cili tha se kishte ngrënë një akullore me babanë dhe nuk mund ta imagjinonte se ai do shkonte ta vriste nënën.
“Është një tragjedi familjare në një familje emigrantësh shqiptarë. Çifti kishte nisur procesin e divorcit në vitin 2021, i cili u zyrtarizua në 2022 dhe prej tre vitesh ishin të ndarë. Ai e vrau me paramendim, pasi në rrëfimin për hetuesit italianë tha se nuk përdori automjetin e tij për të shkuar aty sepse ajo do e njihte dhe do largohej. Ai nxori një monopatinë nga automjeti, mori me vete një set thikash, ku zgjodhi një prej tyre, të madhën me teh prej 18 centimetra, e futi në një qese plastike dhe më pas brenda pantallonave, duke pritur në shesh momentin kur ish-gruaja do kalonte,” tha Kepi.
Gazetarja përshkroi se autori e goditi gruan pas shpinës me mbi 10 goditje thike dhe më pas e shkelmoi, ndërkohë që ajo ishte e mbuluar me gjak në rrugë. Çifti kishte dy djem, 21 dhe 23 vjeç. Ai pranoi se kishte tentuar edhe dy herë të tjera ta vriste atë, por nuk kishte arritur në planin e tij, ndërsa në këtë rast kreu krimin makabër.
Sipas gazetares në rrëfimin e tij, autori tha se mendonte se ish-gruaja po përpiqej ta helmonte atë dhe fëmijët, dhe se ai ishte i detyruar të vepronte kështu për të marrë fëmijët. Ndërsa djali i vogël, Mario, dha dëshminë e tij për policinë, duke thënë se nuk e kishte imagjinuar kurrë se babai do shkonte ta vriste nënën.
Gazetarja sqaroi se ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së së dielës ndërsa çifti kanë nga martesa e tyre dy djem, 21 dhe 23 vjeç ndërsa autori ka pranuar se ka tentuar dy herë më parë ta vriste Gentjanën, por që nuk kishte arritur.
Sipas gazetares, shqiptari ishte i fiksuar me idenë se ish-gruaja do ta helmonte, një argument që mbase ai e përdorte edhe si justifikim ndërsa përmëndi një rast kur ai i kishte vendosur zinxhirë dhe frigoriferit për këtë arsye.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë


