Serbia e Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë

16 Qershor 2025 | 19:24

Nën kryesimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në Tiranë u zhvillua këtë të hënë Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Në përfundim të Samitit ka pasur diskutime lidhur me deklaratën e përbashkët e cila ishte parashikuar të firmosej para fotos familjare. Një gjë e tillë nuk ndodhi.

Serbia dhe Bosnje-Hercegovina kanë votuar kundër deklaratës së përbashkët të Samitit të Evropës Juglindore.

Sipas burimeve të siguruara nga gazetarja e Euronews Albania, Serbia ka pasur vërejtje dhe rezerva për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.

“Kryeministri i Serbisë ishte i pari i cili u largua nga një takim, fillimisht ka pasur një tryezë të përbashkët dhe për të arritur nëj dakordësi për marrëveshjen mes 13 udhëheqësve, të Europës Juglindore. Në një takim të dytë pas fotos familjare kryeministri i Serbisë dhe Bosnjë Hercegovina kanë refuzuar të firmosin marrëveshjen për dy çështje që kanë të bëjnë me Rusinë dhe Ukrainën dhe me Izraelin dhe me Iranin”,-tha për Euroneës Albania gazetarja Enkeleda Mema.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026