Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës

16 Qershor 2025 | 16:52

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar të hënën serbin Gavrillo Millosavleviçin, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Gjykatësi Vesel Ismaili ka deklaruar se nuk është vërtetuar se i dyshuari – në cilësinë e zyrtarit në burgun e Dubravës – e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej, dhe kështu i është ndërprerë edhe masa e paraburgimit, ka raportuar mediumi i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, Betimi për Drejtësi.

Atij i ishte ngritur aktakuza më 29 nëntor të vitit 2023 dhe në të përmendej se Millosavleviq, bashkë me disa persona tjera, kishte vrarë, rrahur, maltretuar dhe torturuar të burgosurit civilë shqiptarë.

Sipas aktakuzës, ai kishte qenë pjesë e grupit të ushtarëve serbë, të cilët kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitralozë, mortajë dhe armë tjera, në një operacion të nisur më 22 maj 1999 deri më 24 maj 1999, si pasojë e të cilit ishin vrarë 109 të burgosur.

Në shkurt të vitit 2024, nga akuza për krime lufte ishte liruar edhe serbin tjetër Zllatan Arsiniqi, i cili akuzohej se me pjesëtarë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare në kohë lufte, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të banorëve të Kamenicës.

Fondi për të Drejtën Humanitare pati vlerësuar në rastin e Arsiniqit se trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, kishte mbajtur proces të drejtë gjyqësor.

Në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë besohet se janë vrarë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026