Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis shqyrtimin e ankimimeve
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vendosi të kthejë për plotësim disa kërkesa ankimore të subjekteve zgjedhore për rezultatin e 25 prillit dhe kaloi për shqyrtim disa të tjera.
Kështu, pas verifikimeve, KAS vendosi kalim për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 33, nr. 34, nr. 35, nr. 36, nr. 37, nr. 38, nr. 39, nr. 40, nr. 41, nr. 42, nr. 43, nr. 44, nr. 46, nr. 48, nr. 49, nr. 51, nr. 52 dhe nr. 53 me ankues Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partinë Demokratike dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit z. Iljaz Shehu, z. Boiken Abazi, z. Kreshnik Merxhani.
Shqyrtimi i këtyre ankimimeve do të fillojë nga dita e mërkurë në orën 09:30 të mëngjesit.
Gjithashtu, KAS ktheu për plotësim kërkesat ankimore të Tahsim Mehmetit, kandidat për deputet në Vlorë dhe Kostaq Papës nga ABEOK që kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.
KAS vendosi po ashtu të mos pranojë për shqyrtim kërkesën ankimore të kandidates së PD-së, Lediana Fratari për rinumërim të votave për kandidatët në Tiranë.
Për zgjedhjet e 25 prillit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve janë dorëzuar 15 kërkesa ankimore nga subjektet politike, ku nëntë kërkesa janë nga PD, që kërkon rivotim në nëntë qarqet që humbi zgjedhjet, katër kërkesa janë nga LSI dhe dy nga koalicioni ABEOK.
KQZ-ja përcaktoi ditën e sotme relatorët për kërkesat e dërguara me numër nga 36 deri në 46. Caktimi i relatorëve u bë me short me gogla dhe sipas Kodit Zgjedhor shqyrtimi i kërkesave duhet të bëhet brenda 24 orëve nga hedhja e shortit të KAS.
Elvin Lako u caktua relator për kërkesat e PD-së për qarkun e Vlorës me nr. 36, Shkodrës me nr. 38 dhe Elbasanit me nr.40.
Elvis Çefa u caktua relator për kërkesat e PD-së për qarkun Korçë me nr. 43 dhe dy kërkesat e LSI-së për qarqet Berat me nr. 34 dhe Durrës me nr. 34.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet