Nico Williams dëshiron vetëm Barcelonën, arsyeja është Yamal
Dëshira e Nico Willimas është të luajë krah Lamine Yamal te Barcelona e për asnjë skuadër tjetër nuk do të largohej nga Athletic Bilbao. Anësori u ka bërëtë ditur drejtuesve të klubit bask se do të pranonte të largohej vetëm në rast se arrihet akordi me katalanasit, të cilët po këmbëngulin për të bërë të tyrin lojtarin. 22-vjecari kushton afro 60 milionë euro, vlerë nga e cila Bilbao nuk lëviz, ndërsa ishte vetë futbollisti që i mbylli derën Bayernit, por dhe ekipeve të tjera të interesuara për shërbimet e tij.
Arsyeja e këmbënguljes së Williams është e thjeshtë, Yamal, shoku i tij te Spanjë dhe dyshja dëshirojnë të luajnë krah njëri-tjetrit dhe te blaugranët. Marrëveshja mes palëve me gjasa arrihet në ditët në vijim dhe Nico Williams do të jetë pjesë e BArcelonës.
NË rast se kjo gjë nuk arrihet, sigurisht që katalanasit nuk mbeten bosh, pasi prej javësh vijojnë tratativat me Liverpool për Luis Diaz. Krahas kolumbianit, në lojë është future edhe Milani që ofron kartonin e Leaos për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Araujo. Një ndërrim kokë më kokë mes dy lojtarëve, teksa ideja pëlqehet nga Barcelona e cila do të marrë vendimin në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta