Ronaldo “i madh” për Yamal, Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve

9 Qershor 2025 | 10:21

Finalja e Ligës së Kombeve rezultoi spektakolare, aty ku Portugalia dhe Spanja luftuan me njëra-tjetrën për fitimin e trofeut. Në fund triumfuan luzitanët e udhëhequr nga lideri i tyre Cristiano Ronaldo, i cili i dha një leksion talentit iberik Yamal edhe pse përfaqësuesja e këtij të fundit ishe më dominuese. Spanja ishte ajo që gjeti e para avantazhin pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë, me Zubimendin që e ndali topin në rrjetë.

Në minutën e 26’ ishte Mendes që realizoi një supergol, pas një goditje të saktë nga brenda zonës, me mbrojtësin anësor që do të zhvillonte një ndër duelet më të mira në karrierën e tij e në fund do të zgjidhej lojtari i ndeshjes. Pjesa e parë pa iberikët në avantazh, pasi Oyarzabal shënoi golin e dytë.

Në fraksionin e dytë kapiteni i portugezëve CR7 riktheu ekuilibrat, pasi dërgoi në rrjetë një krosim të ardhur nga e majta, duke mposhtur Unai Simon. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, po ashtu dhe 30 minutat shtesë nuk sollën ndryshime, duke bërë që fituesi të zgjidhej nëpërmjet penalltive, aty ku portugezët u treguan më të saktë. Alvaro Morata shpërdoroi 11 metërshin e tij, me Portugalinë që triumfon 5-3 dhe ngre lart trofeun e Ligës së Kombeve për herë të dytë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026