Portugalia përmbys Gjermaninë, kualifikohet në finalen e Ligës së Kombeve
Cristiano Ronaldo është heroi i Portugalisë, njeriu që kualifikoi skuadrën në finalen e Ligës së Kombeve. Luzitanët mposhtën Gjermaninë në transfertë, duke përmbysur disavantazhin prej 1 goli e kaluar më tej falë një dominimi në fraksionin e dytë të lojës.
Një përballje mjaft e bukur, e luftuar nga të dyja skuadrat, aty ku lodhja e panzerave i dha mundësinë të besuarve të Roberto Martinez të kalojnë më tej.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me pak raste shënimi për të dyja ekipet. Në fraksionin e dytë, vendësit kaluan përpara me Florian Wirtz që realizoi një gol të bukur me kokë, por asgjë sdo të mbaronte aty, pasi kjo do të ishte pika e kthesës për portugezët. Zëvendësimet patën ndikimin e tyre, e nga një lojtar i ardhur nga stoli u rikthyen ekuilibrat, Conceicao që realizoi një super gol pas një goditje nga distanca.
Pas tij ishte Mendes që shërbeu për Ronaldon, me 40-vjecarin që me portën bosh ndëshkoi Ter Stegen dhe vulosi kalimin më tej për ekipin e tij. Mbrëmjen e kësaj të enjte do të konfirmohet dhe finalistja e dytë, ndërsa luhet dueli Spanjë-Francë. Kampionët e Evropës janë favoritë për fitimin e duelit, por gjelat po ashtu kërkojnë ti shkojnë në fund garës. Në 5 sfidat e fundit mes tyre, iberikët kanë fituar 3 dhe francezët 2.
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij
- 22:24 Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë