Dua Lipa triumfon në ‘Brit Awards’, më shumë çmime për vajzat në eventin me publik pa maska dhe distancë
Dua Lipa ishte pa dyshim mbretëresha e mbrëmjes në ndarjen e çmimeve ‘Brit Awards’. Më shumë se 4000 njerëz pas gati një vit ishin aty fizikisht për të shijuar performacat e artistëve dhe për të mësuar emrat e triumfuesve. Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa fitoi dy çmime, ‘Artistja më e mirë solo’, por edhe trofeun për albumin më të mirë “Future Nostalgia”.
Gjate fjalës së saj artistja u shpreh se çmimet ua dedikonte punonjësve shëndetësor mjekëve dhe infermierëve duke kërkuar rritje page për ta, por ndihet edhe krenare qe gjate mbrëmjes shume vajza fituan çmime.
“Është diçka mahnitëse, shume faleminderit. Është një nder i madh të jem në këtë skenë. Herën e fundit kur isha këtu në 2018, thashë se doja të shihja më shumë gra në këto podiume dhe ndihem kaq krenare sot tre vite më vonë, jemi duke parë se po ndodh, dhe me të vërtetë është një nder i madh të jesh pjesë e kësaj ngjarjeje ku ka kaq shumë gra triumfuese”, tha këngëtarja.
Këngëtarja amerikane, Taylor Swift u bë artistja e parë grua që u nderua me çmimin ‘Global Icon’. Harry Styles fitoi çmimin për këngën për “Watermelon Sugar”, ndërsa ‘Little Mix’ u bë grupi i parë muzikor me vajza që fitoi një çmim. Mbrëmjen e djeshme dhuruan spektakël edhe grupi ‘Coldplay’ me këngën e re ‘Higher Powr’ apo edhe Elton John, Dua Lipa e Arlo Parks.
Ndarjet e çmimeve për muzikën pop në Britani u zhvilluan në arenën ‘O2’ në lumin Thames, ku publiku nuk mbante maska apo të ruante distancën fizike.
Ceremonia është pjesë e testit të qeverisë britanike që synon të përcaktojë nëse evente e mëdha mund të zhvillohen në mjedise të mbyllura pa distancime.
Ata që siguruan një biletë duhej të tregonin prova të një rezultati negativ të COVID-19 dhe duhet të jepnin detajet e kontaktit si pjesë e sistemit të gjurmimit.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës