Khamenei i ashpër me Trump: Kërcënimet nuk funksionojnë me Iranin, kush na njeh e di
Në një fjalim televiziv të mërkurën, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, vlerësoi atë që e përshkroi si reagimin e qetë, të guximshëm dhe në kohë të popullit iranian ndaj agresionit të fundit izraelit.
Fjalimi u lexua nga një prezantues dhe jo nga vetë Ajatollah Khamenei, ndërsa sulmin izraelit ai e quajti “budallallëk dhe keqdashësi”.
Udhëheqësi Suprem ishte i ashpër edhe ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke dënuar dhe cilësuar si “kërcënuese dhe vulgare” deklaratat e tij, ndërsa theksoi se “ata që kanë intelekt dhe njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij, nuk i flasin këtij kombi me gjuhën e kërcënimeve”.
“T’i thuash popullit iranian të dorëzohet nuk është deklaratë racionale. Kombi iranian nuk është nënshtruar kurrë dhe nuk do të dorëzohet. Kombi iranian do të qëndrojë i vendosur përballë luftës së imponuar, ashtu siç do të qëndrojë fort kundër paqes së imponuar”, deklaroi ai, duke theksuar se Irani nuk do t’i nënshtrohet asnjë forme imponimi nga jashtë.
Ai paralajmëroi se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane do t’i sillte SHBA-ve “dëme të pariparueshme”.
“Çdo përfshirje amerikane në këtë arenë do të sjellë dëme të pariparueshme për Uashingtonin.”
Khamenei ngriti dyshime për përfshirjen e SHBA-së në veprimin izraelit, duke thënë se deklaratat e fundit amerikane po e bëjnë këtë dyshim gjithnjë e më të besueshëm.
“Armiku sionist duhet të ndëshkohet dhe në fakt po ndëshkohet”, tha ai, duke iu referuar veprimeve të tanishme dhe të ardhshme nga Irani dhe forcat e tij të armatosura.
Ajatollah Khamenei përgëzoi pjesëmarrjen e popullit iranian në marshimet e Ditës së Ghadirit dhe në tubimet e fundit. Ai vlerësoi edhe një akt simbolik sfidues të një prezantueseje televizive, duke e quajtur një “moment historik dhe jashtëzakonisht të vlefshëm”.
Khamenei e përshkroi ofensivën izraelite si një gabim të rëndë që ka dobësuar regjimin izraelit, siç dëshmohet sipas tij nga ndërhyrja e aleatëve amerikanë.
Khamenei theksoi se sulmi izraelit ndodhi në një periudhë kur zyrtarët iranianë ishin të angazhuar në negociata indirekte me SHBA-në, pa pasur ndonjë shenjë armiqësie nga pala iraniane.
“Ky incident ndodhi ndërsa zyrtarët tanë ishin të angazhuar në negociata indirekte me SHBA-të dhe nuk kishte asnjë tregues të ndonjë lëvizjeje agresive apo ushtarake nga ana jonë”, tha ai.
Ai shtoi: “Pres që intelektualët, njerëzit me ndikim dhe ata të lidhur me opinionin publik global të sqarojnë këto të vërteta dhe të mos lejojnë që armiku t’i shtrembërojë përmes propagandës mashtruese.”
Duke i inkurajuar iranianët të vazhdojnë punën me besim, ai tha: “Fitorja është vetëm nga Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti.”
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona