Trump tha se po shqyrtonte ndërhyrjen amerikane në Iran, rritet çmimi i naftës
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit.
Tregu reagoi menjëherë pas deklaratës së presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se po shqyrtonte mundësinë e një ndërhyrjeje amerikane në Iran.
Çmimi i një fuçie nafte Brent shkoi në 77 dollarë, një rritje prej rreth 4%.
Në të njëjtën kohë, edhe çmimet e gazit natyror kanë ndjekur trendin rritës. Nëse kjo tendencë vijon, mund të ndikojë negativisht dhe të rrisë faturat e energjisë për konsumatorët evropianë në tetor.
Ndërkohë, tregjet financiare kanë shfaqur luhatje të lehta. Indeksi FTSE 100 u hap në rritje me 0.1%, duke arritur në 8,844 pikë, pas një rënieje prej 0.5% një ditë më parë. Rritja ka një bazë të gjerë, edhe pse e moderuar.
Paundi britanik dhe euro po forcohen përballë dollarit amerikan, i cili është në rënie në pritje të vendimit të Rezervës Federale të SHBA për normat e interesit. Nuk priten ndryshime të mëdha në këtë fazë, por komentet e Trump në favor të një uljeje të normave mund të sjellin lëvizje të papritura në treg.
LEXONI GJITHASHTU:
Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend