“Mund ta bëj, mund të mos e bëj” – Trump flet për sulmet në Iran
Presidenti amerikan Donald Trump nuk pranoi të thoshte nëse ka marrë një vendim për ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Iran.
“Nuk e dini që unë do ta bëj fare. Nuk e dini. Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj”, tha Trump në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa përgatitej të ngrinte një shtizë të re flamuri sot. “Mund t’ju them këtë, se Irani ka shumë probleme dhe ata duan të negociojnë. Dhe unë thashë, pse nuk negociuat me mua para gjithë kësaj vdekjeje dhe shkatërrimi?”
Ai tha se iranianët kanë kontaktuar për negociata dhe u tha atyre se ishte “shumë vonë”.
“Është shumë vonë për të folur. Nuk e di, ka një ndryshim të madh tani me një jave më parë”, tha Trump.
SHBA-të i kanë ofruar mbështetje mbrojtëse Izraelit që kur filluan sulmet me raketa javën e kaluar. Por Trump përsëri përdori fjalën “ne” për të përshkruar veprimet ushtarake në Iran.
“Asgjë nuk ka mbaruar. E dini, lufta është shumë komplekse. Shumë gjëra të këqija mund të ndodhin. Bëhen shumë kthesa. Kështu që nuk e di. Nuk do të thosha se kemi fituar ende diçka. Do të thosha se me siguri kemi bërë shumë përparim”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West