Mbyllen hetimet për tenderin e Unazës së Madhe, SPAK çon në gjykatë 6 të pandehur

19 Qershor 2025 | 10:49

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur kërkesën  për gjykim në GJKKO, në lidhje me procedurën e prokurimit për segmentin rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”.

Sipas SPAK, procedura e prokurimit me fond limit mbi 2.25 miliardë lekë (pa TVSH) është zhvilluar në shkelje të rregullave ligjore, përmes një sërë veprimesh të koordinuara mes zyrtarëve përgjegjës. Prokuroria ka administruar dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, ofertat e dorëzuara, procedurat e ankimimit dhe vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe ka pyetur përfaqësues të subjekteve konkurruese dhe ankimuese në lidhje me procedurën.

SPAK bën të ditur se analiza e provave dhe dokumentacionit ka provuar se, gjatë zhvillimit të procedurës për tenderin e Unazës së Madhe, Loti 1, janë kryer shkelje që kanë dëmtuar interesat ligjore të shtetit.

Në përfundim të hetimeve, SPAK ka ngritur akuzë për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (në versionin para ndryshimeve të ligjit Nr.43/2021), ndaj këtyre të pandehurve:

  • Arbër Troka
  • Miranda Shkurti
  • Nikollaq Mihali
  • Almir Hoxhaj
  • Erjon Zemanaj
  • Admir Pahumi

Çështja tashmë i kalon Gjykatës së Posaçme për vlerësim dhe gjykim në themel.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026