Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për shkak të gjendjes shëndetësore

16 Qershor 2025 | 10:17

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, ku ishte i detyruar të shkonte në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë që mbështetësit dhe pjesëtarët e grupit parlamentar demokrat ishin stacionuar përpara ambienteve të SPAK në pritje të ardhjes së tij, u bë e ditur se Berisha nuk do të paraqitej, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, raportoi se arsyeja e mungesës së Berishës lidhet me një gjendje gripale që ai po kalon.

“Shkuarja e zotit Berisha në SPAK është anuluar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore”, bëri të ditur Hoxha.

Ai shtoi se mbetet për t’u parë nëse Berisha ka anuluar vetëm paraqitjen në SPAK, apo edhe angazhimet e tjera të ditës.

“Do të shohim nëse zoti Berisha ka anuluar vetëm paraqitjen e sotme në SPAK, apo edhe konferencën e përditshme për shtyp dhe pjesëmarrjen në seancën plenare. Për momentin nuk ka ende konfirmim nëse ai do të jetë në selinë blu apo në Kuvend, apo nëse ka pezulluar të gjitha aktivitetet për shkak të gjendjes gripale që po kalon,” deklaroi gazetari.

Berisha është subjekt i një mase sigurie të vendosur nga Gjykata, e cila i kërkon të paraqitet periodikisht pranë Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për dosjen “Partizani”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026