Përçarje në SHBA: Trump lë jashtë diskutimeve për Iranin shefen e Inteligjencës
Tensionet në administratën Trump po thellohen edhe më shumë për shkak të diskutimeve për një ndërhyrje të mundshme ushtarake të SHBA-së ndaj Iranit. Mediat amerikane, duke cituar burime nga brenda Shtëpisë së Bardhë, raportojnë për përçarje të dukshme mes presidentit Trump dhe drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, e cila është lënë jashtë diskutimeve të nivelit të lartë mbi krizën.
Mungesa e saj në takimin e zhvilluar më 8 qershor në Camp David, ku u diskutuan tensionet mes Izraelit dhe Iranit, është parë si sinjal i qartë i krizës që ka nisur në Uashington.
Zyrtarisht, mungesa u justifikua me angazhimin e saj në një trajnim të Gardës Kombëtare, por NBC News raporton se arsyeja e vërtetë lidhet me qëndrimet e saj kritike ndaj përshkallëzimit ushtarak.
Presidenti Trump ka shprehur hapur mospajtimin me Gabbard, sidomos pas dëshmisë së saj në Kongres në mars, ku ajo tha se komuniteti i inteligjencës nuk beson se Irani po zhvillon armë bërthamore, deklaratë që bie ndesh me retorikën e presidentit.
“Nuk më intereson çfarë tha ajo. Mendoj se Irani ishte shumë afër të kishte një armë të tillë,” tha Trump për gazetarët.
Videoja e publikuar nga Gabbard më 10 qershor nga Hiroshima, ku paralajmëron për rrezikun e një konflikti bërthamor, është parë si një tjetër pikë tensioni me Shtëpinë e Bardhë. Zyrtarët e administratës pohuan se videoja është interpretuar si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj qasjes aktuale të presidentit ndaj Iranit dhe Izraelit.
Përçarja Trump-Gabbard nxjerr në pah edhe një ndasi më të gjerë brenda lëvizjes MAGA, ku një pjesë e republikanëve tradicionalë dhe neokonservatorëve mbështesin një linjë të ashpër ndaj Teheranit, ndërsa Gabbard përfaqëson një rrymë më skeptike ndaj ndërhyrjeve ushtarake dhe promovon diplomacinë.
Pavarësisht tensioneve, zëvendëspresidenti JD Vance dhe disa zyrtarë të tjerë vazhdojnë ta mbështesin Gabbard, duke e cilësuar si një pjesë të rëndësishme të ekipit të sigurisë kombëtare. Megjithatë, përjashtimi i saj nga diskutimet më të rëndësishme strategjike e vendos atë në një pozitë politike të brishtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion