Vaksinimi në Kosovë, Sami Uka: Duam të injektojmë 60% të popullsisë brenda vitit

12 Maj 2021 | 14:37

Për procesin e vaksinimit në Kosovës, këshilltar i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë, Sami Uka tha për Euronews Albania se pritet që në javët në vijim të mbërrijnë në këtë shtet vaksina të tjera.

“Të hënën pritet një kontingjent tjetër i vaksinave nga KE dhe një kontingjent akoma më i madh një javë më vonë. edhe 100 mijë vaksina prej COVAX”, u shpreh zoti Uka.

Ai theksoi se “duam të arrijmë në synimin tonë që brenda vitit të vaksinojmë 60% të popullsisë të përshtatshme për vaksinim”.

Zoti Uka theksoi se deri më tani qytetarët e Kosovës nuk ka shfaqur mosbesim ndaj vaksinave.

“Kemi ngritur edhe një komitet që merret me efektet anësore të vaksinës. Nuk ka asnjë efekt anësor deri më sot nga vaksinat e përdorura”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Sfidat e infermierëve në RMV, tre humbën jetën gjatë pandemisë

Sot në Kosovë pritet të mbërrijnë edhe 38 mijë e 400 vaksina anti-COVID

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026