Rusia: Vrasja e udhëheqësit iranian Khamenei do të “hapte kutinë e Pandorës”
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se çdo përpjekje për të ndryshuar me forcë regjimin në Iran është e papranueshme dhe se një atentat ndaj udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, do të sillte pasoja të rënda për rajonin dhe më gjerë.
Duke folur për “Sky News”, Peskov theksoi se nëse Izraeli do të kryente vrasjen e Khameneit me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, reagimi i Rusisë do të ishte “shumë negativ”.
“Ne definitivisht nuk do ta miratonim këtë. Ndryshimi i regjimit në Iran është i paimagjinueshëm dhe duhet të jetë i papranueshëm për këdo që flet për të”, tha Peskov.
Ai paralajmëroi se një akt i tillë do të shkaktonte rritje të ekstremizmit brenda Iranit, duke shtuar se vrasja e liderit iranian do të “hapte kutinë e Pandorës”.
Megjithëse nuk dha detaje konkrete mbi masat që Rusia do të ndërmerrte në një skenar të tillë, Peskov u shpreh i prerë se përfshirja e vendeve të tjera në konfliktin Iran-Izrael do të çonte në një përshkallëzim të mëtejshëm rajonal, duke nisur një cikël të ri lufte në Lindjen e Mesme.
Kriza aktuale shpërtheu më 13 qershor, kur Izraeli nisi sulme ajrore në shkallë të gjerë ndaj objekteve bërthamore dhe komandës ushtarake iraniane në disa qytete, përfshirë centralet bërthamore të Natanzit dhe Isfahanit.
Sipas burimeve iraniane, në këto sulme u vranë Shefi i Shtabit të Iranit, komandantë të lartë të Gardës Revolucionare, si dhe nëntë shkencëtarë bërthamorë.
Në përgjigje, Irani kreu sulme me raketa balistike ndaj territorit izraelit. Shkëmbimi me raketa vijon mes dy shteteve, ndërkohë që SHBA-të i kanë dhënë kohë dy javë Iranit që të arrijë një marrëveshje bërthamore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West