Cilat janë opsionet e zgjidhjes së krizës mes Izraelit dhe Iranit

20 Qershor 2025 | 14:53

Krahas luftës me armët tradicionale, mes palëve vijoi të premten edhe lufta me deklarata. Me një mesazh në rrjetin “X”, lideri suprem iranian Ali Khamenei u shpreh se armiku zionist po ndëshkohet.

Ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se do ta ndalë programin bërthamor të Iranit me apo pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

“Objektivi ynë i parë është të ndalim programin bërthamor iranian, të eleminojmë rrezikun. Ndërsa i dyti të ndalim kapacitetet balistike të Iranit. Nëse Trump do të bashkohet apo jo, ky vendim i takon atij. Ai do të bëjë çfarë është e mirë për Shtetet e Bashkuara, ndërsa unë do të bëj çfarë është më mirë për Izraelin”, tha Netanyahu.

Vetë Trump deklaroi se lidhur me ndërhyrjen e mundshme në konfliktin Izrael-Iran do të vendosë brenda dy javësh.

Sipas shefit të diplomacisë britanike, David Lammy, deklarata në fjalë do të thotë se dy vendet do të kenë të paktën dy javë kohë për të arritur një zgjidhje diplomatike.

Opsioni në fjalë u mbështet edhe nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në një mesazh dërguar kancelarit gjerman Friedrich Merz përpara takimit mes përfaqësues të vendeve evropiane dhe atyre të Republikës Islamike.

Ndërkohë, para takimit në fjalë ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi deklaroi se nuk do të kishte asnjë negociatë me Shtetet e Bashkuara pa u ndalur më parë bombardimet izraelite.

Duke u përfshirë në debat, një ditë pasi paralajmëroi Uashingtonin që të mos përfshihej në luftë, Moska u shpreh kundër vrasjes së liderit suprem iranian.

“Vrasja e Ajatollah Ali Khamenei do të hape vazon e Pandorës”, paralajmëroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026