Çmimet e ushqimeve, të papërballueshme për shumë qytetarë në Elbasan
Çmimet e larta të ushqimeve po vështirësojnë jetesën për shumë familje në Elbasan. Të prekur nga inflacioni dhe kostot e larta në këtë qark, janë kryesisht pensionistët.
Niveli i pagave dhe pensioneve, kostot e jetesës dhe çmimet e ushqimeve e kanë bërë më të vështirë jetesën për shumë familje në Elbasan.
“Me vështirësi. Të gjitha fruta perimet i blejmë shalqi bostan, po nga pak se janë shtrenjtë. Ata shtrenjtë nuk janë po janë shtrenjtë për ne pensionistët se s’kemi të ardhura të tjera. Nuk na del. Fëmijët janë në Gjermani, nuk na ndihmojnë. Rrallë, nuk blej mish 12 mijë lekë nuk del se jo televizori jo fatura, aq e kemi pensionin nuk na del”.
Më e rëndë kjo situatë bëhet për pensionistët, të cilët përherë janë shtresa më e goditur kur bëhet fjalë për rritje çmimesh.
“Shumë shtrenjtë janë, as përballohen asgjë sidomos ne shtresa e varfër që kemi dhe invalidët me këto problemet. Na ndihmojnë fëmijët, asgjë tjetër, me ndihma nga njerëzit tanë për çdo gjë me ilaçe me sëmundje. Ne nuk paguajmë dot një faturë”,-shprehet pensionistja.
Shqetësimi që ndajnë është i njëjtë. Tregtarët ankohen për rritje çmimesh nga furnitorët, ndërsa konsumatorët për çmime të rritura nga tregtarët. Tregtarët konfirmojnë se këtë vit çmimet kanë pësuar një rritje të pandalshme, e pa hasur më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë