Fjalimet e deputetëve do të zbardhen nga IA, Kuvendi shpenzon 750 mijë euro

20 Qershor 2025 | 17:06

Fjalimet deputetëve në parlament dhe kuvend do të zbardhen nga Inteligjenca artificiale. Për të realizuar këtë projekt, Kuvendi ka shpenzuar 750 mijë euro.

Zbardhja e fjalimeve të deputetëve në parlament është kthyer në sfidë për institucionin, i cili ka burime të kufizuara për të kryer në kohë të shpejt transkriptet.

Për të zgjidhur këtë situatë, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar 750 mijë euro, duke vënë në punë inteligjencën artificiale. Projekti del në një prej tenderave të institucionit, ku shpjegohet se fjalimet në seanca apo debatet në komisionet e kuvendit do të zbardhen automatikisht.

Tenderi kishte dështuar disa herë më parë, por është mbyllur menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit. Fituese është shpallur kompania “Dega Semos AL”, në bashkëpunim me “PC Store” dhe “BitGenius”, për furnizimin dhe mirëmbajtjen 4-vjeçare të një sistemi të avancuar transkriptimi bazuar në inteligjencë artificiale.

Sipas dokumenteve zyrtare, Kuvendi justifikon këtë shpenzim duke theksuar vështirësitë e mëdha të stafit për të përballuar manualisht volumin e lartë të fjalimeve.

Procesi i zbardhjes “me kufje” kërkon kohë, është i lodhshëm dhe shpesh i papërballueshëm.

Teknologjia e re do të lejojë përpunimin e fjalimeve në kohë reale, klasifikimin e tyre sipas tematikave dhe publikimin automatik në kanalet zyrtare.

Edhe pse efektiviteti i këtij tenderi nuk është testuar ende, ai do të shihet në vazhdimësi, në rast se do të ketë ankesa nga vetë deputetët apo palë të tjera, për saktësinë e transkriptimit ose jo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)

Garë, emocione dhe shumë buzëqeshje shënoi edicioni i katërt i “Maratonës së Bebeve” në Pogradec, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë, i cili lindi...
16:09 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes

Andrea Pirlo do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Federata Italiane i ka besuar ish-mesfushorit legjendar misionin për të rikthyer “Axurrët” në...
15:38 | 25/07/2026