Nga rrënjët e maleve, në art, Jorgo Liço i jep frymë drurit në Ersekë

20 Qershor 2025 | 18:22

Çdokush gjen frymëzim në mënyra të ndryshme. Për Jorgo Liçon, qetësia shpirtërore vjen nga kontakti me natyrën dhe veçanërisht me drurin.

Duararti nga Erseka trungjet dhe rrënjët e pemëve të prera i kthen në skulptura dhe objekte artistike me vlera të veçanta.

“Mua rastësisht para disa vitesh duke punuar në mal me punë të ndryshme pashe diçka që me tërhoqi nga ana figurative, e mora, e pastrova, e rregullova”,-tha Jorgo Liço.

“Unë e marr nga natyra, të ndërtuar nga natyra, unë thjesht i jap frymë. Është në gjendje kome në mal dhe unë këtu i jap frymë, e pastroj, e zbukuroj, i heq pisllëqet, milingonat, mizat, e stazhornoj dhe e bëj që të flasë.”

Të kthesh drurin në art është tejet e vështirë, pasi kërkon vëmendje të veçantë dhe kohë.

“Është jashtë mase e vështirë, se në pamje të parë duken se çfarë janë këto. Është shumë e vështirë se e marr fillimisht, filloj me pastrimin deri në detaj, do kohe shumë, kjo është e ndërthurur aq çrregullisht, sepse është rrënjë nuk janë degë, imagjino toka çfarë u ka bërë. Ka dhe, ka lëkurë, ka gurë, ka shumë detaje që duhen pastruar. Kanë shumë punë. 1:07 të gjithë këto janë të stazhiornuara me djegie, në formë të atillë që të zhduket çdo parazit i drurit “

Artisti i frymëzuar nga natyra tregon se ata që e pëlqejnë punën e tij janë të shumtë.

“Unë kam dalë shpesh herë në panair dhe me beso jam lutur Zotit qe mos dalë dikush të ma blejë. Nuk dua të ma blejnë se skam dëshirë ta marrin, është diçka që të fut ne pasion, e sheh dhe kënaqesh. Këto i kanë kërkuar shumë.

Njerëzit thonë që janë gjëra të veçanta, si e ke bere, këto nuk janë futur torno. 1:35 me thonë që këtu nuk marrim vesh, edhe unë nuk marr vesh, por ka shumë njerëz në fushën e artit që mahniten nga këto dru “

Në duart e Jorgo Liços, natyra nuk vdes, por rilind. Rrënjët e lashta të pyjeve kthehen në dëshmi të gjalla të pasionit dhe artit të një njeriu që di të dëgjojë çka druri ka për të thënë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026