Kujdes nga zhytjet në det, mjeku: Hedhjet me kokë të rrezikshme
Frekuentimi i plazheve dhe pishinave për disa nuk shijohet pa zhytjet dhe hedhjet me kokë nga trampolinat apo lartësitë e ndryshme në det të hapur. Por këto sjellje janë të rrezikshme pasi dëmtimet mund të jenë nga të lehta e deri fatale.
“Nuk duhet të praktikohen sepse hedhja me kokë ka ato risqet që tek traumat e kokës por dhe tek traumat e qafës, pra të kolonës cervikale që mund të jenë me pasoja të parikuperueshme. Që nga humbja e jetës tek tetraplegjia, paralizimi nga qafa e poshtë”, thotë Ilir Hasmuça mjek ortoped në Spitalin e Traumës.
Mjeku rrëfen se me nisjen e verës, traumat të tilla por edhe nga sportet ujore, shtohen. Moshat janë kryesisht të rinj apo adoleshentë, ndaj ai ka një apel.
“Për një moment euforie, një moment adrenaline, një moment aventure mund të ndryshojë gjithë avenirin e jetës tënde, duke përjashtuar humbjen e jetës sepse çdo rast pa humbje jete por me dëmtime të cilat nesër kanë pasoja, qoftë fizike qoftë mendore duhet ta mendosh se nuk do jesh si më përpara”, apelon mjeku.
Në rastet e aksidenteve të tilla, mjekët rekomandojnë që të bëhet kujdes me lëvizjen e pacientit pas nxjerrjes nga uji, dhe kërkimin e ndihmës profesionale të urgjencës.
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup