Vrasjet në vend, Meta apel instancave: Autorët duhen ndaluar sa më parë

12 Maj 2021 | 15:51

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin në lidhje me vrasjet e fundit të ndodhura në qytetet Vlorë, Elbasan dhe Tiranë.

Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, kreu i shtetit thotë se aktet kriminale, që kanë ndodhur në qytetet kryesore të vendit kërkojnë një reagim të shpejtë nga institucionet ligjzbatuese.

“Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike”, thekson ai.

Ai thotë se autorët e këtyre ngjarjeve tragjike duhet të vihen në pranga dhe të marrin dënimin e merituar.

“Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor”, shkruan Meta.

Lexoni gjithashtu: 

Kalvari i vrasjeve që çoi deri tek ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan

Vlorë, ekzekutohet me breshëri automatiku 40-vjeçari

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026