Njihuni me 16 vjeçaren Kaltrin Zalla, një adoleshente që pasionin për gatimin e ka shndërruar në biznes

12 Maj 2021 | 15:43

Zakonisht adoleshentët kanë dëshirë të dalin me miqtë apo të kalojnë kohë në rrjetet sociale, por me 16-vjeçaren Kaltrin Zalla ndodh e kundërta. Ajo i është përkushtuar pasionit të saj për gatimin dhe për këtë ka krijuar një faqe në Instagram, ku promovon ushqimet e saj dhe më pas i shet ato.

“Unë jam rritur në një shtëpi ku gjithmonë gatuanim dhe shikoja mamin teksa gatuante. Gjatë karantinës isha shumë e mërzitur se nuk kisha çfarë të bëja, prandaj fillova të gatuaja avash-avash dhe zbulova që jam shumë e mirë në të gatuar. Pastaj vendosëm me mamin që të hapim faqen “Pluhur Sheqeri” dhe ideja ishte që në fillim ti shisnim se mua më pëlqen të kem të ardhurat e mia”,- thotë blogerja e ushqimit Kaltrin Zalla për GenZ në Euronews Albania.

GenZ është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.

Pasi hapi faqen e saj, Kaltrin ka pasur dhe porosi nga biznese të ndryshme. Ajo tregon për emisionin “Gen Z” se kush ka bërë porositë e para.

“Unë bëja një recetë të re, e postoja dhe prisja të më shkruanin njerëzit. Në fillimi ishin familjarë që më shkruanin për të marrë porosi. Ideja është që unë nxjerr një produkt të ri në Instagram dhe kushdo që është i interesuar mund të më shkruajë. Unë marr porosinë dhe në bazë të gatimit që kërkojnë më merr një ose dy ditë kohë”,- shprehet Kaltrin Zalla.

Në hapat e saj të parë Kaltrin ka pasur dhe mbështetjen e një blogere ushqimi si Mirela Andoni e cila i postonte gatimet e Kaltrin në llogarinë e saj personale të Instagramit.

“Kaltrinën e kam ndjekur që në fillimet e saj të para kur ka hapur faqen e saj. Më pëlqen fakti që në moshën që ka ajo ka krijuar diçka të sajën personale. Unë e kam promovuar dhe do vazhdoj të promovoj gatimet e saj te faqja ime”,– deklaroi blogerja e ushqimit Mirela Andoni.

Gjatë bisedës Kaltrin tregon sesi një recetë e Mirelës e ka shtyrë të hapë faqen e saj.

“Në fillim kur e hapa faqen ka qenë një recetë te “Papare”, tartë me mollë, e cila më shtyu të hap faqen time”,- tha Kaltrina.

Në fund të emisionit Kaltrin kishte përgatitur dy ëmbëlsira për Fatmën dhe Mirelën si për të dëshmuar në këtë mënyrë aftësitë e saj. Ndërkohë kjo e fundit i ka sjellë dhuratë një libër.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?

Cilat trende të inteligjencës artificiale do të vijnë në vitin 2026? Euronews Next shqyrton rritjen e modeleve botërore dhe modeleve të vogla gjuhësore si alternativa...
09:40 | 01/01/2026

14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese

Shumë të rinj pëlqejnë të luajnë futboll ose basketboll, ndërsa 14-vjeçarit Naiel Hoxha nuk i ka interesuar asnjëherë të praktikojë këto sporte. Ai ka zgjedhur...
16:17 | 03/06/2021

Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale

Duke pasur nënën dhe motrën violiniste, muzika klasike e ka shoqëruar 17-vjeçarin Klaudio Zoto, që në fëmijëri. Në moshën 6-vjeçare Klaudio zhvillon konkursin për të...
15:57 | 02/06/2021