Boboshtica, fshati që të pret me “raki mani dhe buzëqeshje”
Vetëm 7 kilometra larg qytetit të Korçës, fshehur mes kodrave dhe gjelbërimit të dendur, ndodhet Boboshtica – një nga destinacionet më të veçanta turistike të Shqipërisë së Juglindjes.
E mbushur me histori, tradita, shije dhe mikpritje, Boboshtica është shumë më tepër se një fshat i zakonshëm. Sipas dëshmive të kohës, Boboshtica numëronte 80 shtëpi dhe 200 mana dhe shumë taverna. Historia e thellë e fshatit është burim krenarie për banorët vendas, të cilët, edhe pse gjithnjë e më të rralluar, vazhdojnë të mbajnë gjallë shpirtin e komunitetit.
“Boboshtica është një fshat shumë i vjetër, dikur me 300-400 familje, ndërsa sot ka shumë pak familje se njerëzit shtegtuan, ikin nëpër Evropë”, tha Mihallaq Bambulli, banor i fshatit.
Boboshtarët kanë një shprehje që lidhet me rakinë e manit kur thonë”: “Tokni gotat me raki mani dhe buzëqeshini jetës”. Ky ritual i vogël, por kuptimplotë, hap rrugën drejt një udhëtimi ndryshe. Sepse rakia e manit është simbol i mikpritjes boboshtare, dhe ndoshta edhe çelësi i humorit të mirë që banorët ruajnë.
“Rakia e manit është një element që na përfaqëson në të gjithë tregun, në të gjithë Shqipërinë dhe botën. Në mundohemi shumë që ajo të qëndrojë në cilësinë e parë të saj”, tha Olsi Melko, operator turistik.
Sot, edhe pse shumë banorë kanë emigruar dhe fshati është rralluar, Boboshtica jeton mes kujtimeve dhe shpresës. Dhe ndërsa të moshuarit presin me mall të afërmit në kthim, e kanë gjetur sekretin e lumturisë në një formulë të thjeshtë: “Pini raki mani, e buzëqeshini jetës!”
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 13:28 SHBA godet një objektiv në perëndim të Iranit
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë