Çfarë dimë për sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit

22 Qershor 2025 | 08:46

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se avionët luftarakë amerikanë kanë bombarduar tre lokacione bërthamore në Iran , duke shënuar një përshkallëzim të rëndësishëm në luftën e vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit.

Një nga objektivat ishte Fordo, një uzinë pasurimi uraniumi e fshehur në një shpat mali të largët që është jetike për ambiciet bërthamore të Iranit.

Dy centrale të tjera bërthamore kryesore Natanz dhe Isfahan, u goditën gjithashtu.

Zyrtarët izraelitë thonë se ishin në “koordinim të plotë” me SHBA-në në planifikimin e këtyre sulmeve.

SHBA-të kontaktuan Iranin përmes kanaleve diplomatike të shtunën për të thënë se sulmet ajrore ishin e tëra çfarë kishin ndërmend të bënin dhe se “përpjekjet për ndryshim regjimi” nuk ishin “të planifikuara” , sipas zyrtarëve amerikanë që folën për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.

Ende nuk e dimë shkallën e plotë të dëmit në objekte, por organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së thotë se nuk ka pasur “asnjë rritje” të raportuar të niveleve të rrezatimit jashtë vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026