Irani kryen sulme të reja në Izrael

22 Qershor 2025 | 09:27

Forcat e armatosura iraniane kanë goditur disa caqe në Izrael, përfshirë aeroportin Ben Gurion, pasi SHBA-ja ia sulmoi objektet kryesore bërthamore.

Agjencia e lajmeve Fars raportoi se u sulmua një aeroport, “një qendër për kërkime biologjike”, bazat logjistike dhe disa qendra komanduese.

Shërbimi i shpëtimit Magen David Adom i Izraelit njoftoi se kishte “dërguar në spital 16 persona, përfshirë një burrë 30-vjeçar në gjendje mesatare, i plagosur në pjesën e sipërme të trupit nga copat e predhave”.

Televizioni publik KAN 11 transmetoi pamje të një ndërtese të shkatërruar, e rrethuar nga grumbuj rrënojash, për të cilën tha se ndodhej në qendër të Izraelit, pas dy valëve të raketave të lëshuara drejt Izraelit rreth orës 07:30 të mëngjesit.

Policia izraelite raportoi për “rënien e copave të armëve” në një zonë veriore që përfshin portin e Haifës, ku autoritetet lokale thanë se shërbimet e emergjencës po shkonin drejt “vendit të incidentit”.

Ushtria amerikane goditi më 21 qershor tre objekte bërthamore iraniane, Fordo, Natanz dhe Esfahan, gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, i quajti sulmet “të turpshme” dhe paralajmëroi se ato “do të kenë pasoja të përhershme”, në një postim në X.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin mediatik dhe sportiv në Itali. Gazetari sportiv Luigi Esposito, i njohur me emrin Luca, është gjetur i pajetë...
18:07 | 19/07/2026

34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri

Italia ka përkujtuar këtë të diel 34-vjetorin e vrasjes së prokurorit antimafia Paolo Borsellino, i cili humbi jetën më 19 korrik 1992 në një atentat...
16:01 | 19/07/2026

Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Iran

Pyetje të reja mbi situatën e brendshme në Iran janë ngritur pas një raportimi të rrjetit televiziv saudit Al-Hadath, i cili, duke cituar një burim...
15:21 | 19/07/2026