Policia e Kosovës gjen arsenal armësh në Zveçan

22 Qershor 2025 | 18:05

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se gjatë bastisjeve të kryera në një fshat të Zveçanit, autoritetet kanë gjetur “një arsenal armësh”, që sipas tij, do të ishte i mjaftueshëm “për një njësit terrorist”.

Sveçla tha se gjatë bastisjeve në Vallaç të Zveçanit, që sipas tij u kryen nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës – me monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it – u gjetën raketahedhës, granata dore, tonblonë si dhe armë e municione të llojeve të ndryshme.

“Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit [udhëheqësit të partisë Demokracia Serbe] Aleksandar Arsenijeviç”, tha Sveçla, pa dhënë ndonjë dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.

Në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, autoritetet kohë pas kohe kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet...
11:20 | 22/07/2026

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit....
09:52 | 22/07/2026