Alimehmeti: Koncepti i imunitetit të komunitetit është i rrezikshëm, infektimi gjithmonë i mundur

12 Maj 2021 | 21:32

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, tha në studion e “Ilva Now” se duhet pasur shumë kujdes me konceptin e imunitetit të komunitetit, pasi kjo nuk nënkupton se personat që nuk janë vaksinuar apo nuk e  kanë kaluar virusin nuk mund të infektohen.

“Imuniteti i komunitetit është koncept shumë i rrezikshëm sepse nuk është diçka që shpjegohet që nëse u arrit një përqindje unë u mbrojta. Nëse unë jam vaksinuar apo nuk e kam kaluar, qofsha i vetmi, nëse udhëtoj apo vjen dikush nga jashtë, infektohem”, tha z. Alimehmeti.

Ai shtoi më tej si argument se duket sikur virusi ka shpërndarje homogjene, kur në të vërtetë ka shpërndarje me vatra, duke shtuar se akoma edhe në verë kujdesi duhet të jetë i lartë.

“Imuniteti i komunitetit duket sikur është shpërndarje homogjene për në të vërtetë është shpërndarje me vatra. Vera është ndihmuese, ambientet janë hapura, ambientet ajrosen”, u shpreh Ilir Alimehmeti

Ilir Alimehmeti tha se shifrat jo të larta ditore me raste të reja me COVID-19 tregojnë kapacitetin tonë zbulues pasi njëkohësisht janë rritur edhe testet.

Në lidhje me këtë, Mira Rakacolli tha se strategjia e testimeve ka qenë e njëjtë, gjithnjë në raport me numrin e personave që shfaqnin simptoma.

“Në lidhje me numrin e testimeve, ne nuk e kemi ndryshuar politikën e testimeve. Ne kemi bërë simptomatikët edhe atëherë, dhe tani”, u shpreh znj. Rakacolli.

Epidemiologu tha për orarin policor ku ndalohet lëvizja pas orës 22:00, që nuk duhet që mbyllja e lokaleve të shkonte paralelisht me lirinë e qarkullimit.

“Pse duhet të ecim paralelisht, ora e mos qarkullimit me orën e lokaleve? Lëvizja e lirë mund të lejohej, duke u shkëputur si koncepte njëra nga tjetra se duket se ecin bashkë”, u shpreh z. Alimehmeti

Mira Rakacolli u përgjigj se kjo është një çështje që është diskutuar, por sipas saj, të qenit i lirë bën të mundur që të ketë grumbullime jashtë lokaleve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021