Masa e karantinës për emigrantët para zgjedhjeve, Rakacolli: Jo me prapavijë politike

12 Maj 2021 | 21:42

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, theksuan për Euronews Albania se masa e karantinës së detyrueshme për emigrantët përpara zgjedhjeve nuk kishte prapavijë politike.

Në emisionin “Ilva Now” Rakacolli e Brataj u shprehën se kur kjo masë u vendos më 19 prill ekspertët kishin vënë re një “mesatare javore incidence të infeksionit” shqetësuese nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: 4,000 nga Greqia dhe 2,700 nga Maqedonia e Veriut.

“Ne s’e dinim a do të vinin apo jo njerëz për votime, por kishim përvojën e festave të shkuara, ku për pashkët [ortodokse] kanë ardhur numër i madh njerëzish sidomos nga Greqia dhe për krishtlindje kishim shumë raste të mbartura [që erdhën] nga Greqia,” – u shpreh Rakacolli.

Gazetarja Ilva Tare i kërkoi zëvendësministres shpjegime se përse kjo masë nuk u aplikua më parë për pashkët katolike, të cilat u mbajtën më 4 prill, por doktor Brataj u përgjigj se nga Italia asokohe “nuk kishte të dhëna të ngjashme”.

E diela e pashkëve ortodokse u kremtua këtë vit më 2 maj, 8 ditë pas zgjedhjeve parlamentare, 14 ditë pas masës kufizuese të vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Opozita ka ngritur pretendimin se masa kufizuese u vendos politikisht për të ndaluar emigrantët nga Greqia dhe punonjësit sezonal në Maqedoninë e Veriut që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Por zëvendësministrja Rakacolli këmbënguli se masat nuk kanë pasur prapavijë politike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021