“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës
Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me praninë e aktores Macha Méril.
Prodhimi kinematografik që tronditi shoqërinë e kohës, duke ripërkufizuar kufijtë e jetës së një gruaje, u bë i njohur pikërisht për shkak të tabuve që trajtonte.
Aktorja Macha Méril thekson se filmi i vitit 1964 ka në qendër një grua që kërkon vetveten, ndërsa shton se roli i gruas tashmë ka ndryshuar në shoqëri.
“Gratë kanë ndryshuar, bota ka ndryshuar dhe marrëdhëniet mes grave dhe burrave po ashtu. Pas daljes së filmit, ne shkuam në Venecia dhe do të merrja një çmim, por pati një reagim nga Vatikani. Ka pasur një lloj censure asokohe. Godard-it iu desh të hiqte disa skena. Filmi pati sukses sepse ishte i ndaluar. Në fillim quhej ‘Gruaja e martuar’. Censura na kërkoi ta ndryshonim titullin dhe ai u bë ‘Një grua e martuar’,” thotë aktorja Macha Méril.
Filmi i vitit 1964 ka në qendër një grua që kërkon vetveten, përmes konfirmimit të pozicionit të saj në shoqëri me një mënyrë kontroverse të kërkimit të lirisë.
“Kur doli filmi, ishte skandaloz. Tani nuk është më, sepse gruaja kontrollon trupin e saj. Gratë nuk janë më në errësirë siç ishim ne atëherë. Unë jam një besimtare entuziaste e kinemasë. Kur kinemaja është e mirë dhe poetike, të arrin ty dhe nuk e harron,” shton Macha Méril.
Dalja e filmit në vitet ‘60 dhe jeta e tij ka qenë e ndikuar nga mendësia e shoqërisë së kohës, ndërsa disa e kanë cilësuar atë si një vepër të madhe artistike e intelektuale, por edhe si prodhim disi politik që duhej ndaluar.
Përtej imazhit të një gruaje që tradhton, siç shpesh u pa, filmi hulumton individët duke kërkuar emancipim.

LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor
Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)
Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës
- 12:26 Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
- 12:18 Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:12 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:07 Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik
- 12:05 Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohen babë e bir, djali tjetër në kërkim
- 12:03 Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit