“Vdekja le të presë”, filmi i fundit i Margarita Xhepës çel “DEA Film Festival”
Filmi i fundit i aktores së madhe Margarita Xhepa, i titulluar “Vdekja le të presë”, është shfaqur në Tiranë në kuadër të edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Film Festival.
Me regji të Edmond Topit, filmi hapi këtë edicion me një homazh të ndjerë për Xhepën, e cila u nda nga jeta dy muaj më parë.
Regjisori Edmond Topi, në një përshëndetje drejtuar të pranishmëve, theksoi se “DEA Open Air” nuk është vetëm një festival, por një platformë e hapur për dialog, frymëzim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
“Prej dymbëdhjetë vitesh, DEA i ka qëndruar besnik misionit të vet: promovimit të kinemasë me përmbajtje, pasion dhe integritet. Edhe motoja e këtij edicioni – ‘Kinemaja si integritet’ – nuk është një thirrje abstrakte, por një qasje dhe nevojë në kohët që po jetojmë”, u shpreh ai.
Kineastë, artistë dhe personalitete të kulturës pritën me emocion premierën e filmit, ku Margarita Xhepa interpreton për herë të fundit në ekran.
Filmi “Vdekja le të presë”, me skenar të Uli Bree dhe regji të Edmond Topit, është një komedi romantike që trajton tematika të rëndësishme sociale, me fokus tek mosha e tretë.
I pranishëm në premierë ishte edhe aktori i njohur Reshat Arbana, bashkë me shumë nga kolegët pjesëmarrës në film.
DEA Film Festival ndahet në tre seksione konkurrimi:
Seksioni i Filmit me Metrazh të Gjatë, me pjesëmarrje nga Shqipëria, Brazili, Maqedonia, Italia, Polonia dhe Turqia;
Seksioni i Filmit Studentor, me 13 filma nga 9 vende;
Seksioni i Filmit të Shkurtër, ku konkurrojnë 19 filma nga 15 vende të botës.

LEXONI GJITHASHTU:
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 14:52 Mision shpëtimi në hapësirë, anija kozmike “Link” niset për të ngritur orbitën e teleskopit Swift që rrezikon të bjerë në Tokë
- 14:35 Alarm nga temperaturat ekstreme, ekspertët i kërkojnë FIFA-s të shtyjë ndeshjen Francë-Paraguaj
- 14:19 Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE
- 14:03 Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës
- 13:58 Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim
- 13:50 Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan