‘Do të kemi një verë të këndshme’, Rakacolli flet mbi lehtësimin e masave kundër COVID-19

12 Maj 2021 | 22:12

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi në studion e “Ilva Now” se mund të ketë ndryshime të masave në takimin e ardhshëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, mirëpo kjo varet nga statistikat dhe mesatarja e javëve të fundit si edhe të ditëve në vijim pasi shifrat janë dinamike. Ajo tha se mbledhja e ardhshme do të bëhet në ditët në vazhdim.

“Komiteti bën takime të shkurtra edhe online gati përditë. Mendimet që kemi shkëmbyer janë se si paraqitet situata, kujdesi në rritjen e numrave të të strukturave nëpër spital. Po të ishte bërë mbledhja tani, duhet të nxirrnim me numra se sa janë indikatorët për një apo dy javë dhe mbi bazën e ndërthurjes së tyre dhe hetimit epidemiologjik të shohim nëse jemi në rregull me këto masa, a duhet t’i lirojmë apo t’i shtrëngojmë”, u shpreh znj. Rakacolli,.

Znj. Rakacolli theksoi se qytetarët duhet të respektojnë masat, pasi përndryshe ato nuk do të lehtësohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Madje, ajo përmendi se në rast se shifrat rriten dhe kujdesi nuk shtohet, atëherë masat mund të shtrëngohen.

“Do të jemi vigjilentë në kohën e sezonit dhe gjatë kohës, në varësi të situatës mund të priten ndryshime masash, qoftë për mirë qoftë për keq. Mund të ndryshojë situata epidemiologjike duke shtrënguar masat nëse nuk zbatohen masat”, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Mira Rakacolli tha se pritet që sezoni i verës të jetë me masa të lehtësuara, në mënyrë që të gjithë shqiptarët të relaksohen pa kufizime të ashpra, mirëpo kjo do të ndodhë vetëm nëse shifrat do të vijojnë të jenë të ulëta dhe qytetarët do të zbatojnë masat.

“Nëse vazhdojmë që të kemi kujdesim ashtu siç rekomandojmë, besojmë se do të kemi një verë të këndshme, por për këtë duhet të zbatojmë masat. Sot, me maska, ndoshta më vonë nuk do t’i kemi masat”, u shpreh znj. Rakacolli.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021