Balla: Zgjedhja e Avokati të Popullit kërkon proces, jo kandidaturë automatike
Duke folur nga salla e kuvendit, ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i tregoi opozitës formulën si mund të dilet nga ngërçi në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.
Sipas Ballës, zgjedhja e Avokatit të Popullit, pavarësisht se nuk është e shkruar në Kushtetutë se i takon opozitës, ka qenë një rregull i pashkruar që zgjidhet kandidatura e opozitës, por kjo gjë duhet të kalojë nëpërmjet një procesi që ka ndodhur dhe nuk mund të pranohet ajo që ndodhi më 17 maj, ku u pranua automatikisht kandidatura e opozitës për këtë post, pasi ajo përbën një rast të veçantë.
Balla shpjegoi edhe procedurën që duhet të ndiqet për këtë rast që të përfundohet me sukses në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.
“Nuk shkruhet në Kushtetutë që Avokati i Popullit i takon opozitës, por ka një rregull të pashkruar të cilin e kemi respektuar gjithmonë, por në një rast të vetëm e kemi ndryshuar për shkak të marrëveshjes së 17 majit 2017. Opozita ka pasur ekskluzivitetin ta zgjedhë Avokatin e Popullit duke propozuar një emër. Nëse doni një marrëveshje të tillë, mund ta diskutojmë, por në rastet e tjera duhet një proces, ku ju kujtoj se shembulli i mirë ishte ai i bërë nga PS në 2012, ku për Avokatit të Popullit konkuruan një numër i madh kandidatësh, ndërsa kishte bisedime me mazhorancën në atë kohë. Prandaj, ju nuk mund të vini këtu me një kandidaturë dhe të thoni ‘o ky, o rashë e vdiqa’. Ju shumë mirë mund të vini me 4 kandidatura në proces, ku dy do të bien poshtë me propozim të mazhorancës dhe dy të tjerët shkojmë në votim për Avokatin e Popullit. Kjo është ajo që ne ofrojmë. Mos harroni që duhen 84 vota për Avokatin e Popullit, të cilat nuk janë në këtë legjislaturë. Mos kërkoni kot shembuj të tjerë, ndërsa kjo që kërkoni ju ka ndodhur vetëm në 2017,” tha Balla.
Ndërsa Sali Berisha tha se mazhoranca heziton të pranojë një kandidaturë nga shtresa e të persekutuarve politikë, ndonëse zoti Ndregjoni i plotëson të gjitha kriteret.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush