Aksident i frikshëm në Vlorë, taksia me dy turistë anglezë del jashtë rruge
Një makinë ka dalë nga rruga në aksin nacional Novoselë–Vlorë, ndërsa brenda mjetit ndodheshin shoferi dhe dy turistë anglezë, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Fatmirësisht, të tre të dëmtuarit nuk kanë pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa menjëherë pas ngjarjes, kalimtarët e rastit kanë ndërhyrë për të dhënë ndihmën e parë.
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shihet momenti kur qytetarët nxjerrin shoferin nga makina e aksidentuar e cila sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ishte taksi e prenotuar nga dy turistët anglezë.
“Rreth orës 13:00, në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, shtetasi P. K., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, drejtuesi dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të kanë mbetur të dëmtuar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, janë larguar nga spitali”, thuhet në njoftimin e policisë.
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit