Khamenei i dërgon mesazh të qartë Trump-it: Irani nuk do të dorëzohet kurrë…

26 Qershor 2025 | 16:50

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke theksuar se Teherani “nuk do të dorëzohet kurrë”.

Në një deklaratë këtë të enjte Khamenei, i cili vetë ishte objektiv gjatë konfliktit 12-ditor, shpalli fitoren e Iranit ndaj Izraelit dhe SHBA-së. Ai u përgjigj ashpër ndaj kërkesës së Trump për “dorëzim pa kushte” të bërë javën e kaluar, duke e cilësuar atë si një shfaqje të së vërtetës së qartë për qëllimet amerikane ndaj Iranit.

“Kjo nuk ka të bëjë me programin tonë bërthamor. Kjo ka të bëjë me dorëzimin e Iranit… Amerikanët kanë pasur një problem themelor me Iranin Islamik që nga revolucioni ynë,” tha Khamenei, duke theksuar se dorëzimi “nuk do të ndodhë kurrë”.

Në fjalimin 13-minutësh, ai shmangu diskutimet e thella mbi dëmin e shkaktuar në centralet bërthamore iraniane dhe për bisedimet e ardhshme me SHBA-në, ndërsa akuzoi presidentin amerikan për ekzagjerim të shkallës së dëmit.

Khamenei gjithashtu nuk bëri të qartë nëse Irani do të marrë pjesë në bisedimet që pritet të zhvillohen javën e ardhshme, duke u përpjekur të përforcojë ndjenjën e unitetit kombëtar mes iranianëve, të cilët pas dekadash ndarje politike, kanë shfaqur solidaritet kundër sulmeve izraelite.

Qindra qytetarë iranianë, përfshirë figura opozitare dhe aktivistë kurdë të burgosur, u rreshtuan publikisht këtë muaj në kundërshtim me veprimet izraelite dhe amerikane ndaj vendit të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do të mungojë në një konferencë të nivelit të lartë mbi rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Presidenti i Ukrainës pritej të...
09:07 | 24/06/2026

Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor

Që nga viti 2024, pritej që një yll i ri të shfaqet në qielli. Deri më tani nuk ka ndodhur megjithatë, një studim nga astronomët ka vendosur...
08:54 | 24/06/2026

Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet

Ushtria e Tajvanit duhet të testojë nëse mund të përgjigjet menjëherë në rast të një lufte që mund të shpërthejë, pasi koha e paralajmërimit për...
08:53 | 24/06/2026