UEFA zhvendos finalen e Champions League nga Turqia në Portugali
Bashkimi i Federatave Evropiane të Futbollit, njohur me akronimin UEFA, vendosi mbrëmjen e së martës që ta zhvendosë finalen e Champions League nga Turqia në Portugali.
Për të dytin vit radhazi finalja pritet të organizohet në Portugali për shkak të situatës së COVID-19 në Turqi. Këtë sezon ndeshja e fundit e kompeticionit pritet të luhet në stadiumin Do Dragao të Portos.
Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga UEFA, mirpo duke cituar burime të tyret mediat britanike e kanë raportuar si fakt të kryer.
Zyrtarë të federatës angleze të futbollit, qeverisë britanike dhe të UEFA-s u takuan të hënën për të diskutuar propozimin që ndeshja Chelsea-Manchester City të mos luhej në Stamboll, por në Londër.
Propozimi u bë për faktin se autoritetet britanike kanë vendosur detyrim karantine për të gjithë ata që udhëtojnë dhe kthehen nga Turqia.
Megjithatë UEFA nuk mori garancitë e nevojshme nga autoritetet britanike për t’u garantuar të gjitha palëve lehtësirat e nevojshme për zhvendosjen.
Portugalia, e cila është në listën e gjelbër të udhëtimeve nga Britania e Madhe, mund t’u lejojë tifozëve lëvizjet më 29 maj dhe nga ana tjetër ngjashëm edhe lëvizjet e sponsorëve duke qenë se Portugalia është pjesë e Bashkimit Evropian. Këta të fundit do të duhet të dëmshpërbleheshin nga UEFA nëse nuk do t’ia dilnin mbanë ta mbulonin finalen.
Edhe vitin e shkuar UEFA zhvendosi finalen nga Stambolli në Lisbonë, kjo për shkak të situatës së pandemisë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet