Derbi vendimtar i kryeqytetit, Partizani dhe Tirana luajnë fatet e sezonit
Java e 33-të rezervon përballjen më të shumëpritur të futbollit shqiptar, Partizani-Tirana. Në Air Albania, dy ekipet e kryeqytetit do të matin forcat për të katërtën herë këtë edicion, në kushte ku suksesi është i domosdoshëm për secilën skuadër për arritjen e objektivave. Te Partizani duan të largojnë presionin, duke mos e konsideruar si ndeshjen më vendimtare të sezonit.
“Nuk mund të them se është udhëkryq, por është një bonus i madh marrja e tre pikëshit në derbi. Nëse shikojmë përballjet që kemi ne, edhe rivalët e tjerë kanë përballje direkte. Çdo fitore të jep entuziazëm, por besoj që nuk do jetë vendimtar vetëm ku 3 pikësh. Çdo ndeshje do e kemi njësoj si derbi,” – tha trajneri i Partizanit Ilir Daja.
Te Tirana e dinë rëndësinë e kësaj përballje, me trajnerin Orges Shehi, i cili shpalos dhe objektivin që ka skuadra e tij.
“Duke ditur rëndësinë që ka derbi, mendoj se është pika kyçe e këtij sezoni. Duhet të bëjmë më të mirën, për të arritur aty ku duam, në Europë. Për skuadrën që drejtoj, ne futemi në fushë gjithmonë vetëm për fitore. Derbi i ka të gjitha rezultatet, por ne luajmë vetëm për fitore,” – u shpreh trajneri i Tiranës Orges Shehi.
Kur janë luajtur 32 javë kampionat, Partizani ndodhet në vendin e dytë me 58 pikë, ndërsa bardheblutë janë të pozicionuar në vendin e pestë me 53 pikë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut