Nusja kosovare shndërrohet në filtër Instagrami

21 Shkurt 2020 | 12:29

Shumëkush mund ta ketë parë filtrin më të ri në Instagram. Kushdo mund të duket si “Nusja kosovare”, duke përdorur një filtër që mbulon fytyrën me të bardhë e pika të kuqe dhe blu. “Nusja kosovare” është një fotografi e famshme e fotografes Nita Zeqiri, që shfaq traditën mbi një mijë vjeçare të Lubinjës së Zhupës së Prizrenit.

E shpallur si fotoja e ditës nga revista National Geographic më 14 dhjetor 2013, kjo foto përmban elementë që përcjellin mesazhe të caktuara. Tre rrathët e bardhë në faqe dhe mbi mjekër simbolizojnë ciklet e jetës, ndërsa rrathët e brendshëm të kuq janë simbole të pjellorisë. Fytyra e nuses së re është e mbuluar me pika të kuqe dhe blu që përçojnë dëshirën dhe urimet për familje të shëndetshme dhe të lumtur.

[instagram_feed=B8zkbfKlD5_]

Ky filtër është krijuar nga agjencia e rrjeteve sociale “Hallakate” në Kosovë, duke e publikuar për herë të parë edhe në rrjetin social Instagram. Skuadra e #KUBI provoi filtrin e ri, që ndoshta mund të shpërndahet gjerësisht në vijim nga përdoruesit e platformës online. Edhe pse vetëm filtër, ndihet tradita mbi fytyrë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022