Kampionati i kitesurfingut në Durrës: Sporti i ri që po tërheq vendas dhe të huaj

29 Qershor 2025 | 16:31

Në plazhin e Durrësit ka nisur kampionati i kitesurfing, një sport i ri që synon të masivizohet në vendin tonë.

Rreth 30 sportistë, vendas dhe të huaj, sfiduan njëri-tjetrin, ndërsa juria vlerësonte performancën e secilit.

Bregdeti mori një tjetër pamje këtë fundjavë, ku erat e forta favorizuan sportistët e apasionuar pas këtij sporti.

Kitesurfing është një sport që jep adrenalinë dhe emocione, dhe që shpresohet shumë shpejt të zërë një vend të rëndësishëm në organizimet sportive vendore.

“Kjo është Federata e Surfit. Jemi 4 klube ku marrin pjesë edhe sportistë nga Maqedonia, Mali i Zi, Gjermania, si dhe turistë që preferojnë këtë sport,” thotë Fation Konçi, president i Federatës Kombëtare të Kitesurfing-ut.

Pjesëmarrësit e konsiderojnë kitesurfing-un si një sport që nuk krahasohet me asgjë tjetër.

“Relativisht po kthehet në një sport shumë të njohur. Unë merrem me të që në fëmijëri. Përveçse është shumë i shëndetshëm, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, të jep adrenalinë. Një nga arsyet që më tërheq është se progresi në këtë sport është i pandalshëm,” thotë një nga sportistet pjesëmarrëse.

Në Durrës nuk është hera e parë që të rinj të apasionuar ushtrojnë kitesurfing, ndërsa shpresojnë që një ditë ky sport të masivizohet dhe të arrijë nivelin e sporteve të tjera në vendin tonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026